Chivu: Nuk duhet të kemi keqardhje. Përballje me Mourinhon? Mendoj vetëm Cremonesen

Fitorja në Dortmund nuk i mjaftoi Interit për në “top-8”, i mungoi vetëm një pikë, duke e dërguar skuadrën në “play off”-et e Champions League si kokë serie (vendi i 10-të). Trajneri Cristian Chivu nuk ka pengje:

“Kemi marrë atë që meritojmë, nuk duhet të shohim pas me keqardhje. Sonte nuk ishte aspak e lehtë në fushën e tyre. Bëmë një ndeshje të pjekur e serioze. Mund të kishim më shumë uri dhe konkretësi në pjesën e parë, paguam pak sipërfaqësinë. Sidoqoftë, jemi të kënaqur me rritjen e madhe të grupit në dy muajt e fundit”.

I pyetur për një përballje të mundshme me Benfica e Mourinhos: “Tani mendoj vetëm për Nicola (trajnerin e Cremoneses). Ndeshja e së dielës është më e rëndësishmja e sezonit”.

Chivu vlerësoi Dimarcon për mentalitetin dhe cilësinë, si dhe gjithë grupin: “Fjala kyçe është përulësia”. Ai veçoi Sommerin, Luis Henrique dhe Diouf, duke shtuar për mesfushorin francez: “Është rritur shumë, hyri me shpirtin e duhur dhe shënoi. Duhet të vazhdojmë me përulësi dhe mentalitet”.

 

The post Chivu: Nuk duhet të kemi keqardhje. Përballje me Mourinhon? Mendoj vetëm Cremonesen appeared first on Telesport.