Interi fitoi 2-1 ndaj Kairatit në “San Siro”, duke siguruar kreun e grupit të Champions League bashkë me Bayern Munich dhe Arsenalin. Skuadra e Chivu vuajti më shumë se pritej, me golin vendimtar të Carlos Augustos pas barazimit të kazakëve në fillim të pjesës së dytë.
Pas ndeshjes, Chivu tha: “Marr përgjegjësinë, sepse ndoshta nuk arrita ta transmetoj energjinë e duhur. Luajmë çdo tri ditë, por të rëndësishme janë tre pikët. Ndeshjet e Champions-it nuk janë kurrë të lehta”. Ai shtoi: “Duhet të punoj që skuadra të ketë më shumë vëmendje e qëndrim. Sot ndoshta na mungoi qetësia, kërkuam shumë lëvizje spektakolare në vend të thjeshtësisë”.
Për Lautaron: “Zëvendësimi ishte i paracaktuar. Pasi shënoi në pjesën e parë, vendosëm ta pushonim në pjesën e dytë”. Në fund: “Nuk jam plotësisht i kënaqur. Nuk kërkoj perfeksionin, por mund të bënim më mirë. Duam të bëjmë një sezon të madh”.
The post Chivu: Ndeshjet e Champions-it nuk janë kurrë të lehta, zëvendësimi i Lautaros ishte paracaktuar appeared first on Telesport.











