Chivu: Me Lautaron përqafohemi çdo mëngjes, teprohet kur vihet në diskutim

Cristian Chivu komentoi në DAZN fitoren ndaj Pisa, pas dy humbjeve të rënda me Milanin dhe Atletico Madridin: “Më ka kënaqur dëshira për të reaguar. Pisa prej 6 ndeshjesh nuk humbiste, nuk pësonte gol në shtëpi që nga shtatori. Bëmë një ndeshje organizimi, durimi dhe pjekurie”.

Lautaro Martínez u rikthye protagonist: “E dimë sa i rëndësishëm është kapiteni ynë. Ka zëra që e vënë në diskutim, por jo nga ne. Ai jep gjithçka për skuadrën”. Chivu theksoi se ndërrimet nuk e bëjnë trajnerin më të mirë apo më të keq: “Zëvendësimet bëhen për të dhënë energji të reja. Kemi 22 lojtarë shumë të mirë”.

Për kritikat ndaj Lautaros, ai shtoi: “Kur vihet në diskutim një lojtar si ai, shpesh teprohet, sepse kërkohet lajmi. Ne e dimë mirë sa jep për këtë skuadër”. Sa iu përket përqafimeve: “Përqafohemi çdo mëngjes. Kështu jam unë. Jam i lumtur për të, sepse sulmuesit jetojnë me golat”. Ai falënderoi tifozët: “E di kush jam dhe çfarë mund të jap. Është nder i madh të drejtoj Interin dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që kam”.

The post Chivu: Me Lautaron përqafohemi çdo mëngjes, teprohet kur vihet në diskutim appeared first on Telesport.