“Chivu më jep besim, Conte nuk transmeton qetësi në Europë. Spalletti, kujdes ndaj Mou”

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello analizoi performancat e italianëve në Champions League, duke nisur nga Napoli: “Copenhagen (kundërshtari i ardhshëm) duhet marrë me kujdes, por Conte ka një ekip cilësor dhe duhet vetëm të rikuperojë të dëmtuarit. Prandaj, në ‘Da Luz’ duhej të bënte gjithçka për të fituar dhe garantuar kalimin, pasi raundi tjetër luhet në janar, kur do të ketë më shumë zgjidhje”.

Capello u përpoq të shpjegonte pse napolitanët kanë vështirësi në Europë: “Ndoshta Conte nuk arrin t’iu transmetojë lojtarëve qetësi dhe forcë si në kampionat. Në kupat europiane duhet të marrësh përsipër rreziqe, pa frikë dhe me guxim”. Për Interin theksoi: “Besoj shumë tek ekipi i Chivu, më jep besim. Në dy ndeshjet e fundit të Champions-it ka pasur fat të keq”.

Më pas, për Juventusin: “Kundër Benfica në janar, duke parë si mbrojnë ekipet e Mourinho dhe vështirësitë e bardhezinjve të Spallettit për të shënuar, do të jetë një sfidë interesante. Por, siç i thashë edhe Lucianos të mërkurën, ata kanë shumë vështirësi në mbrojtje, kjo ndodhi edhe ndaj Napolit. Deri në janar do të ketë kohë për të punuar mbi këtë”.

The post “Chivu më jep besim, Conte nuk transmeton qetësi në Europë. Spalletti, kujdes ndaj Mou” appeared first on Telesport.