Chivu me formacion “konservativ” kundër Juventusit, ja plani zikaltër për derbin e Italisë

Interi pritet të jetë “konservativ” në ndeshjen e nesërme kundër Juventusit, me pak ndryshime nga formacioni i sezonit të kaluar. Pas rikthimit nga kombëtaret, vetëm kapiteni Lautaro Martínez ka bërë seancë rikuperimi, ndërsa pritet të luajë pranë Thuram në sulm.

Ndryshim i mundshëm në mbrojtje është Akanji, që mund të zëvendësojë Bisseck dhe të luajë me Acerbi e Bastoni, duke ofruar shpejtësi dhe eksperiencë kundër sulmit të Juventusit. Në mesfushë, Barella është i paprekshëm, Calhanoglu mbetet kyç, ndërsa balotazhi midis Mkhitaryan dhe Sucic është i barabartë.

Diouf dhe Frattesi pritet të përdoren gjatë ndeshjes, ndërsa krahët do t’i mbajnë Dimarco dhe Dumfries. Formacioni parashikohet 3-5-2, duke ruajtur bazën e Interit, për të kompensuar humbjen e mëparshme ndaj Udineses dhe për të ngushtuar diferencën me Juventusin, që ka tri pikë më shumë.

 

The post Chivu me formacion “konservativ” kundër Juventusit, ja plani zikaltër për derbin e Italisë appeared first on Telesport.