Arsenali ishte dukshëm më i fortë dhe jashtë mundësive të Interit’ si kolektivisht ashtu edhe individualisht, superior teknikisht, taktikisht dhe fizikisht. Interi u përpoq, por pagoi pasiguri, gabime dhe momente nxitimi, të cilat kundër një Arsenali të tillë kthehen në dënim. Hyrja në ‘top 8’ tani është e vështirë; edhe fitorja në Dortmund mund të mos mjaftojë.
Do të nevojitet të paktën një pikë për të siguruar pjesën e sipërme të tabelës së “play off”-it, që garanton ndeshjen e kthimit në shtëpi. Diferenca me skuadrat e ndërtuara për të shmangur “play off”-in dhe shkuar direkt në 1/8 e Champions-it është e qartë.
Chivu vlerëson rritjen e grupit me punë, por pranon kufijtë në nivele të tilla: “Arsenali ishte më i fortë për shpejtësi, intensitet dhe lexime të menjëhershme. Në pjesën e parë patëm rastet tona. Kundër Liverpool-it dhe Atletico Madridit mund të merrnim diçka më shumë, sonte jo.
Më bënë përshtypje për cilësinë teknike, pastërtinë, shpejtësinë e mendimit dhe agresivitetin e rregullt. Arsenali është në krye të Premier League; ne në Itali nuk jemi në atë nivel. Djemtë e mi dhanë gjithçka”.
The post Chivu: Kundër Liverpool-it dhe Atletico Madridit mund të merrnim më shumë, sonte jo appeared first on Telesport.










