Chivu: Kjo skuadër ka ADN-në zikaltër, përmbysje të tilla bëhen nga Interi i çmendur

Cristian Chivu ishte i kënaqur pas 3-2 ndaj Como, që vlen finalen e Kupës së Italisë: “Ky rezultat është puna e një grupi që po bën mirë nga fillimi i sezonit. Kur thirren në lojë, e tregojnë vetem si sonte. Ata që hynë nga stoli dhanë shumë, kuptuan momentin, dinin çfarë të bënin, patën personalitet e guxim dhe ishin vendimtarë si Sucic, Diouf dhe Pio Esposito. Ky grup ka një dëshirë të çmendur për të qenë konkurrues deri në fund”.

Për mundësinë e “dopietës” sezonale: “Me punë dhe rezultate jemi vënë vetë në kushtet për të ëndërruar si kampionatin, ashtu edhe Kupën e Italisë. Rreth nesh është krijuar një narrativë që e njoh mirë, e di çfarë kanë kaluar lojtarët e mi”.

Për Como: “Ka mbrojtjen më të mirë, por i shënuam shumë. Kemi AND-në e Interit, ta përmbysësh dy herë Como në pak ditë është diçka e çmendur”. Për ndryshimet: “Dumfries ka një shqetësim në tendinë, por u vu në dispozicion. Edhe Diouf bëri mirë”. Për krahasimin me Mourinho: “Jam Chivu, punoj me zemër për të arritur objektivat”.

Tjetër përmbysje e çmendur nga Interi, zikaltërit në finalen e Kupës së Italisë! Calhanoglu vendimtar dhe lider, Sucic hero (VIDEO)

The post Chivu: Kjo skuadër ka ADN-në zikaltër, përmbysje të tilla bëhen nga Interi i çmendur appeared first on Telesport.