Chivu: Kemi qenë të qëndrueshëm në merkato, gjithmonë kemi blerë ata që kemi shënjestruar

Trajneri i Inter, Christian Chivu, ka bërë një rezyme të merkatos së klubit zikaltër këtë verë. “Tregu i transferimeve gjithmonë ka qenë i shënjestruar”, tha trajneri.

Kemi zgjedhur disa emra, por klubet me të cilat kemi negociuar i kanë deklaruar lojtarët të pashitshëm, ashtu siç bëmë edhe ne. Klubet kanë të drejtë të vendosin nëse do ta shesin apo jo një lojtar”, shtoi Chivu.

Më tej, trajneri i Inter deklaroi: “Kemi qenë të qëndrueshëm sepse kemi ruajtur angazhimin tonë për të investuar në lojtarë të rinj, duke zgjedhur lojtarë kyç që janë të gatshëm të na ndihmojnë”.

Jam pak i rraskapitur pas kësaj periudhe të gjatë, por tani jemi më të qetë”, tha Chivu.

The post Chivu: Kemi qenë të qëndrueshëm në merkato, gjithmonë kemi blerë ata që kemi shënjestruar appeared first on Telesport.