Interi nuk ka kohë t’i shërojë plagët e derbit të humbur, sepse e pret menjëherë një tjetër sfidë e madhe; ajo ndaj Atletico Madridit në Champions League, me zikaltrit që kanë pikë të plota. I pyetur për gjendjen pas derbit, Chivu tha: “E bukura e futbollit është se gjithmonë ka një revansh. Kundër Milanit patëm cilësi dhe vendosmëri, por na munguan qartësia dhe fati”. Sa i përket sfidave direkte, ai shtoi: “Rritja është e dukshme, kemi marrë pak pikë, por jemi të besueshëm”.
Për Thuram: “U stërvit me intensitet, por duhet kujdes pas dëmtimit”. Mbi aspektin taktik: “Kundër Milanit bëmë një ndeshje solide, humbja më bën të reflektoj. Duhet të punojmë për të thyer tabunë e sfidave direkte”.
Chivu vlerësoi Simeonen: “Nuk ndihem as më i mirë, as më i dobët se trajnerë me shumë eksperiencë. E admiroj, 14 vite në një klub janë shumë”. Ai theksoi rëndësinë e ndeshjes: “Është një sfidë e rëndësishme, jo e lehtë, si asnjë nga katër të parat”. Barella nënvizoi: “Më mirë të humbasësh 3-0 sesa në mënyrën si humbëm ne”. Chivu shtoi se skuadra “është gjallë dhe kërkon të ngrihet përsëri”.
The post Chivu: Jemi ngritur gjithmonë pas një humbjeje, futbolli të jep mundësi për revansh appeared first on Telesport.











