Pas fitores ndaj Genoa dhe kalimit në krye të Serie A, Cristian Chivu u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Interit: “Do ta nisja nga performanca. Në Genoa është gjithmonë e vështirë të luash. E dinim që do të ishte një ndeshje e fortë, përballë një skuadre në formë. Duhej karakter dhe e treguam”.
Në pjesën e dytë Interi pësoi gol “kur ata kishin ndalur së shtyri”, por reagoi mirë: “I përveshëm mirë mëngët, mund të bënim edhe 3-1, por morëm një fitore të rëndësishme”.
Chivu theksoi përshtatjen ndaj vështirësive dhe kontributin e zëvendësuesve: “Edhe kush hyri nga stoli tregoi karakter, cilësi dhe pjekuri”. Për Lautaron: “Është inteligjent, fitoi topa mes linjave, mbushi zonën dhe shënoi. Mund të luajë edhe pas një sulmuesi”. Për Bisseck: “Na jep alternativa; e lexuam planin e Genoa dhe kundërmasat funksionuan”.
The post Chivu: Iu përshtatëm vështirësive. Kush hyri nga stoli tregoi karakter, cilësi dhe pjekuri appeared first on Telesport.










