Inter rikthehet te fitorja me një 3-0 kundër Fiorentinës, duke lënë pas humbjen në Napoli dhe qëndruar tri pikë larg kreut. Trajneri Cristian Chivu u shpreh për “Sky Sport”: “Interi ka detyrimin t’i kalojë momentet e vështira për të ndjekur ëndrrat dhe objektivat. Kundërshtari ishte i organizuar dhe kërkonte të na godiste në kundërsulm. Pas vështirësive në pjesën e parë, me qartësi dhe durim arritëm ta zhbllokojmë ndeshjen.
Pas golit të dytë, gjithçka u bë më e lehtë. Sucic është një mesfushor i plotë, me cilësi dhe ‘motor’ të fortë. Sot tregoi teknikë dhe kthjelltësi. Duhet të kemi kujdes si i aktivizojmë të rinjtë, por ata duhet të rriten me ndihmën e më të vjetërve”.
Për Bisseck shtoi: “E kam parë gjithmonë si qendërmbrojtës, jo vetëm si të tretë në mbrojtje. I thashë të mos ndërhynte paraprakisht në çdo aksion, por të kuptonte çfarë të lejonte. Mbajtja e linjës lart kërkon guxim”.
Për “Dazn” shtoi: “Duhej reagim dhe sot ishim të pjekur. Në pjesën e parë ishim të butë, në të dytën shtuam agresivitetin. Calhanoglu ka cilësi të padiskutueshme dhe vetëm motivimi i mungonte. Jam brenda projektit, nuk i dëgjoj zërat nag jashtë”.
The post Chivu: Ishim të duruar dhe të kthjellët. Sucic ka cilësi, Bisseck mund të luajë qendërmbrojtës appeared first on Telesport.










