Pas një karriere të gjatë tek Interi, Andrea Ranocchia tani është opinionist. Në një intervistë për “Corriere dello Sport” lavdëroi Cristian Chivu: “Është një djalë me inteligjencë dhe ndjeshmëri të veçanta. Për një trajner është thelbësore të vendoset në vendin e lojtarëve, dhe ai e bënte këtë edhe kur luante. Nuk fliste shumë, por të gjithë e dëgjonin kur ndërhynte”.
Ranocchia vlerëson stilin e komunikimit të Chivu: “Ka një mënyrë të jashtëzakonshme për të komunikuar. Përgjigjet i jep si Mourinho, Guardiola apo Klopp. Trajnerë si Cristian nuk ka shumë, konferencat e tij për shtyp janë fantastike”.
Ai komentoi edhe menaxhimin e Pio Esposito: “Në Itali, krahasimet me të mëdhenjtë e kaluar lindin shpejt, por ndjeshmëria e Chivu karshi lojtarëve të rinj është e dobishme. Deri tani e ka menaxhuar shkëlqyeshëm, do ta bëjë edhe në të ardhmen. E bëri të njëjtën gjë edhe me mua kur mbërrita në Milano, këshillat e tij më ndihmuan të kapërcej traumat e hapit të madh”.
The post “Chivu flet si Mou, Pep dhe Klopp. E ka menaxhuar shkëlqyeshëm Espositon” appeared first on Telesport.











