“Ajo që thotë Conte nuk më intereson”. Pas fjalëve të Marottës para ndeshjes, dueli për titull mes Napolit dhe Interit vazhdon edhe mbas fitores së zikaltërve në Bergamo, me deklaratat e Cristian Chivu. Trajneri rumun hoqi presionin nga Pio Esposito, vendimtar me asistin për Lautaron:
“Jam i kënaqur edhe me Thuram, ka vrapuar dhe ka bërë presionet e duhura. Pastaj m’u duk i lodhur. Pio hyri mire në lojë, jam i kënaqur me qëndrimin dhe gjithçka bëmë sonte. Në pjesën e parë luajtëm më shumë, në të dytën ata u ngritën. Jemi të kënaqur me rezultatin, që shpeshherë vlen shumë”.
“Mos harroni Bonny, – shtoi Chivu, – janë djem që u integruan shkëlqyeshëm. Na bën mirë të kemi 4 sulmues me vlerë të jashtëzakonshme”.
Interi kryeson renditjen në fund të vitit: “Në futboll asgjë nuk është e dhënë. Duhet të guxosh dhe të fitosh. Fusha thotë se jemi të parët, por nuk mjafton. Është vetëm dhjetor. Duam të jemi konkurrues dhe të luftojmë, edhe kundër padrejtësive. Po përgjigjemi goditje pas goditjeje, gjithmonë me kokën lart”.
Sërish për Conte: “Ai vazhdon të ngacmojë? E kam pohuar, ajo që thotë Conte nuk më intereson. Nëse disa duan të bëjnë zhurmë, le ta bëjnë. Ne punojmë fort për të qenë konkurrues”.
The post Chivu e mbyll vitin në krye: Provokimet e Contes nuk më interesojnë fare appeared first on Telesport.










