Chivu: Duam të bëjmë një ndeshje të madhe, pastaj do të shohim ku jemi

Cristian Chivu, në prag të transfertës së Champions League në Dortmund, theksoi se kjo është një garë tjetër nga kampionati dhe se Interi është pak prapa objektivave: “Duam të bëjmë një ndeshje të madhe. Hyjmë në fushë vetëm për të fituar, pastaj në fund do të shohim ku jemi”.

Për Barella: “Nuk ka udhëtuar, ka pasur një problem muskulor dhe vendosëm të mos e rrezikonim. Do të bëjë ekzaminime, shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”. Sa i përket formacionit dhe të pezulluarve: “Nuk ka kohë për llogari, luan më i miri”.

Për Dortmundin: “Është një top-skuadër e Europës, në këtë stadium fitojnë pak ekipe”. Chivu pranoi se Interi është i 14-ti në Champions, por theksoi rritjen mendore të ekipit: “Ndeshje perfekte nuk ekzistojnë, duhet të korrigjohemi”.

Për Lautaron: “Nuk do kurrë të pushojë”. Për Sommer, Luis Henrique dhe Zielinski: “Janë profesionistë të vlerësuar; Zielinski po luan shumë mirë, edhe jashtë rolit të tij”.

The post Chivu: Duam të bëjmë një ndeshje të madhe, pastaj do të shohim ku jemi appeared first on Telesport.