Chivu: Do të na shohë e gjithë bota, t’u dhurojmë tifozëve një të hënë të qetë dhe pa tallje

Cristian Chivu, në konferencën para derbit ndaj Milanit, theksoi rëndësinë botërore të sfidës: “Është një ndeshje e bukur, shihet në mbarë botën. E dimë sa shumë duan tifozët të kenë një të hënë (ditën pas ndeshjes) të qetë, pa u tallur nga shokët. E gjithë bota na sheh”.

Ai u shpreh se objektivi mbetet vetëm fitorja, pavarësisht klasifikimit: “Renditja është e ngjeshur, për titullin është ende herët. Duhet të marrim tri pikët. Në derbi s’ka favorite, gjithçka nis nga 0-0”.

Për derbin e tij të parë si trajner: “Për mua çdo ndeshje është si e para. E kam jetuar derbin si lojtar dhe i di pritshmëritë. Duhet maturi dhe korrektësi, derbi është imazhi më i bukur për futbollin italian”.

Për Thuram dhe Lautaro: “Nuk luaj ‘Fantacalcio’… Kërkoj përqendrim dhe vendosmëri. Në këto ndeshje duhet të fitosh duelet dhe të shfrytëzosh momentet”.

Mbi taktikat anti-Milan: “I njohim cilësitë e kuqezinjve, janë të rrezikshëm në hapësira dhe në zona të ngushta. Nuk duhet të ndryshojmë gjithçka, rëndësi kanë parimet e lojës dhe eksperienca e lojtarëve”.

The post Chivu: Do të na shohë e gjithë bota, t’u dhurojmë tifozëve një të hënë të qetë dhe pa tallje appeared first on Telesport.