José Luis Chilavert, ish-portieri i shquar paraguajan, e ka sulmuar Vinícius që nga viti 2024 duke thënë: “Mos u bëj homoseksual, futbolli është për burra”. Duke komentuar akuzat e Vinícius ndaj Gianluca Prestianni për thirrjen “majmun” gjatë ndeshjes së Champions-it ku Real Madridi fitoi 1-0 ndaj Benfica, Chilavert mbrojti Prestianni: “Jam solidar me Prestianni sepse Vinícius është i pari që i ofendon të gjithë. Shikoni kamerën, më parë thotë ‘cagón’. Ofendimi i parë erdhi nga lojtari me lëkurë të zezë”.
Ai sugjeroi që Benfica të mbrojë Prestianni dhe kritikoi UEFA-n nëse e ndëshkon: “Nëse e ndëshkojnë, komuniteti homoseksual do jetë shembull. Jo, futbolli është një fushë ku luajnë burra dhe dikur thoshim çdo gjë mes nesh”. Chilavert gjithashtu akuzoi Mbappé që mbrojti Vinícius:
“Mbappé flet për vlera, por jeton me një transgjinor. Nuk është normale. Çdokush mund të bëjë çfarë do me jetën e vet, por burri nuk duhet të jetojë me transgjinor”. Ai e lidhi të gjithë diskriminimin racor në futboll me Europën dhe përmendi një rast ku Vinícius shprehu dëshirën për një futboll më të drejtë për të zinjtë.
The post Chilavert mbron mbron Prestianni, ofendon me fjalë të rënda Vinicius dhe Mbappe appeared first on Telesport.










