Federico Chiesa e nisi në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke gjetur golin që në ndeshjen e parë, pasi kishte vetëm 6 minuta në fushë. Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Premier League mes Liverpool dhe Bournemouth, Chiesa shënoi golin e tretë për të tijtë kur rezultati ishte 2-2. Chiesa u fut në fushë në minutën e 82-të në vend të Florian Wirtz dhe gjeti golin në minutën e 88-të. Salah në shtesë vulosi fitoren 4-2 për të kuqtë.
Pas ndeshjes, Chiesa ka zbuluar se ka vendosur të qëndrojë te Liverpool, por për këtë gjë do flasë edhe me drejtuesit e klubit. Italiani iu premton tifozëve të Liverpool se dëshiron të qëndrojë dhe të garojë për shumë trofe.
“Jam shumë i lumtur te Liverpool! Vendimi im është të qëndroj këtu. Do flas me drejtuesit e klubit, por dua të qëndroj këtu dhe dua të luftoj për të fituar sa më shumë trofe. Unë e dua këtë klub”, tha Chiesa.
The post Chiesa nuk përmbahet pas golit të parë, tregon vendimin që ka marrë appeared first on Telesport.