Chiesa: Juve më penalizoi, goli shpërblen punën e bërë. Diogo Jota më ndihmoi nga lart…

“Mendimi shkon për familjen e Diogo Jota, më pëlqen të mendoj se nga lart ai më ndihmoi ta shtyja topin në rrjetë”. Pas golit të tij të parë në Premier League me fanellën e Liverpool-it, Federico Chiesa ia dedikoi suksesin shokut të skuadrës së ndjerë. “Sot ishte një moment vërtet prekës; ta përfundonim ndeshjen me fitore të tillë ishte emocion i madh.

Goli më shpërblen gjithë punën e bërë. Erdha në kushte të vështira, sepse nuk u stërvita me Juventusin dhe kjo më penalizoi, – tha sulmuesi italian. – Pas një viti po marr disa kënaqësi. Falënderoj mjekët dhe trajnerin që ma dha këtë shans dhe që gjithmonë janë sjellë në mënyrë të shkëlqyer me mua. Goli është edhe për ta”.

Për të ardhmen: “Do të flasim me Liverpool-in, por unë jam i lumtur këtu, jam në një nga skuadrat më të forta në botë. Jam i kënaqur ta vesh këtë fanellë. Duhet të jem gjithmonë gati dhe të tregoj se mund të luaj në këtë skuadër”.

The post Chiesa: Juve më penalizoi, goli shpërblen punën e bërë. Diogo Jota më ndihmoi nga lart… appeared first on Telesport.