Chiesa, “i burgosuri” i Liverpool-it. Tre gjigantë italianë e duan që në janar, por…

Federico Chiesa dhe Italia, një “martesë” që duhet të ndodhë, por ndoshta jo në janar. Ajo që dukej si dritarja ideale për rikthimin e anësorit gjenovez në Serie A rrezikon të mbyllet para se të hapet. Pavarësisht interesimit të fortë nga Juventusi, Roma dhe Napoli, e ardhmja e ish-lojtarit bardhezi duket ende e lidhur ngushtë me Liverpool-in.

Mospërdorimi i tij nga Slot kishte ringjallur shpresat e klubeve italiane, por Kupa e Afrikës ndryshon gjithçka. Me Mohamed Salah të angazhuar me Egjiptin, të kuqtë mbeten të zbuluar në sulm. Sipas Matteo Moretto, burime pranë lojtarit thonë se klubi anglez nuk ka asnjë qëllim ta lëshojë Chiesa në janar. Edhe pse nuk është zgjedhja e parë e Slot, tani konsiderohet i domosdoshëm si mbulim numerik.

Prioriteti i Chiesa është Botërori 2026; të jetë pjesë e axurrëve në “play off”-et e marsit dhe, nëse kualifikohen, të shkojë në Kanada, SHBA dhe Meksikë. Roli i rezervës te Liverpool-i nuk e kënaq as lojtarin, as trajnerin Gattuso. Deri më 2 shkurt, rikthimi në Serie A mbetet një derë e vogël e hapur, edhe pse sinjalet nga Anglia janë negative.

The post Chiesa, “i burgosuri” i Liverpool-it. Tre gjigantë italianë e duan që në janar, por… appeared first on Telesport.