Federico Chiesa ka shprehur gjithmonë dëshirën për të qëndruar te Liverpool-i, pavarësisht hapësirës së kufizuar nën drejtimin e Slot. Megjithatë, Juventusi ka një domethënie të veçantë për të dhe sulmuesi i vitlindjes 1997 ka hapur derën për rikthimin në Torino. Që nga largimi i tij ka ndryshuar gjithçka; drejtues të rinj dhe një trajner që e vlerëson shumë teknikisht, si Spalletti.
Bardhezinjtë kërkojnë një zëvendësues ekonomik për Yildiz dhe synojnë operacion në formë huazimi. Ditët e fundit klubet kanë rifilluar kontaktet. Liverpool preferon shitje përfundimtare dhe do kohë, edhe sepse Chiesa është aktivizuar në 5 ndeshjet e fundit të Premier League. Agjenti Fali Ramadani pritet në Itali për të diskutuar kushtet.
Milani, Roma dhe Atalanta kanë shfaqur interes, por Juve mbetet prioritet. Chiesa u transferua te Liverpool më 2024 për 12 milionë euro + 3 bonuse. Largimi i mundshëm ka zemëruar tifozët e “Reds”, që e vlerësojnë shumë dhe e shohin këtë si gabim të Slot. Juventusi do t’i ofronte edhe një vitrinë të rëndësishme për kombëtaren axurre dhe marrjen pjesë në Botërorin 2026, nëse kalohet me sukses “play off”-i i marsit.
The post Chiesa drejt Juventusit, tifozët e Liverpool-it të zemëruar me Slot. Të gjitha detajet appeared first on Telesport.










