Chiesa, asist për Juven. I gatshëm ta ulë pagën për t’u kthyer në Torino

Federico Chiesa dëshiron Juven dhe “Zonja e Vjetër” e dëshiron atë. Pas një viti e gjysmë nga largimi i detyruar te Liverpool-i, rikthimi i mundshëm në Torino po ndez tregun bardhezi. Interesi është i ndërsjellë. Spalletti kërkon një sulmues krahu si alternativë për Conceiçao ose Yildiz, i cili mund të zhvendoset edhe më në qendër.

Chiesa mund të përshtatet edhe si sulmues “lëvizës”, duke mbuluar atë zonë të fushës. Te “Reds”, ai ka grumbulluar 529 minuta dhe 2 gola këtë sezon (36 paraqitje që nga viti 2024 me vetëm 5 gola) dhe nuk kaloi pa u vënë re buzëqeshja e tij ironike kur u zëvendësua nga Slot në ndeshjen e fundit të “FA Cup”.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, lojtari është gati ta ulë pagën nga 6 milionë euro në sezon për t’u kthyer te Juve. Gjest i vlerësuar në Torino, edhe pse mbetet për t’u bindur Liverpool-i të zbusë kërkesat. Alternativat mbeten Daniel Maldini dhe Gudmundsson.

 

The post Chiesa, asist për Juven. I gatshëm ta ulë pagën për t’u kthyer në Torino appeared first on Telesport.