Chiellini “votëbeson” Tudor: Ato që u thanë dhe shkruan ishin të pavërteta

Pak para fillimit të ndeshjes së humbur 1-0 ndaj Real Madridit, Giorgio Chiellini konfirmoi mbështetjen për Tudor, hodhi poshtë zërat për tension midis klubit dhe trajnerit: “Mund të themi që këto ditë janë shkruar dhe thënë gjëra të pavërteta, sepse Igor është trajner i Juventusit. Nga ana jonë nuk ka tjetër qëllim përveç të vazhdojmë me të. Është folur për marrëdhënie jo të mira, por e vërteta është se ka diskutime si në çdo klub dhe familje. Ndonjëherë jemi dakord, ndonjëherë jo, por pastaj ecim përpara së bashku”.

Chiellini shtoi: “Kalendari ka qenë i vështirë, mund të kishim disa pikë më shumë. Tani kemi këtë ndeshje të madhe, që është jashtë dinamikave të kampionatit, pastaj do të kthehemi në Serie A për të mbushur hendekun. Ende jemi larg krizës që përshkruhet nga jashtë”.

Për zgjedhjet e trajnerit: “Tudor ka lirinë të bëjë zgjedhjet e tij. Ne nuk kemi diskutuar asnjëherë për të vlerësuar apo jo një lojtar për çështje kontraktuale. Tudor ka liri të plotë dhe mbështetjen tonë maksimale, ai e zgjedh ekipin. E rëndësishme është qasja, sepse ky grup ka nevojë të ndërtojë siguri dhe baza të forta. Rezultatet do të jenë pasojë natyrale”.

The post Chiellini “votëbeson” Tudor: Ato që u thanë dhe shkruan ishin të pavërteta appeared first on Telesport.