Chiellini “votëbeson” Spallettin: Nuk shoh askënd tjetër në pankinën e Juves sezonin e ardhshëm

“Hapi i sotëm ishte ndeshja me Romën, më pas fatkeqësisht do të kemi më shumë kohë në javët në vijim për t’u ulur dhe folur me Luciano, por e kam përsëritur shumë herë që nuk shoh askënd tjetër në pankinën e Juventusit sezonin e ardhshëm. T’i japim kohë kohës, pa vendosur afate apo gjëra të tjera”, – deklaroi drejtori i Juventusit, Giorgio Chiellini, për DAZN lidhur me të ardhmen e Spallettit.

Disa javë më parë, vetë Chiellini kishte theksuar: “Për mua ai është trajneri i Juventusit për vitet e ardhshme dhe po bën mirë. Në momentin e duhur do të flasim, por besoj se askush nuk ka dyshime për këtë”.

Deklaratat konfirmojnë besimin e plotë të klubit ndaj Spallettit, duke lënë të kuptohet se drejtuesit bardhezinj synojnë vazhdimësi në projekt dhe stabilitet në pankinë edhe për sezonin e ardhshëm.

The post Chiellini “votëbeson” Spallettin: Nuk shoh askënd tjetër në pankinën e Juves sezonin e ardhshëm appeared first on Telesport.