Chiellini rrëzon shkëmbimin Frattesi–Thuram: Nuk duam të privohemi prej tij

Përpara ndeshjes ndaj Bologna, drejtori i strategjisë sportive të Juventusit, Giorgio Chiellini, foli për DAZN rreth zërave mbi një shkëmbim Frattesi–Thuram në janar. Ai ishte i prerë: “Për Frattesi nuk flas, mendoj se është mungesë respekti ndaj Interit”.

Chiellini sqaroi menjëherë pozicionin e klubit për Thuram: “Një gjë është e sigurt; Thuram është dhe do të mbetet lojtar i Juventusit. Nuk duam të privohemi prej tij, përkundrazi, me të duam të ndërtojmë të ardhmen”.

Më pas u ndal te rinovimi i kontratës së Yildiz: “Kenan është i rëndësishëm dhe ka një kontratë të gjatë. Për momentin nuk ka urgjenca, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se më pas kontrata duhet përshtatur me statusin e tij”.

The post Chiellini rrëzon shkëmbimin Frattesi–Thuram: Nuk duam të privohemi prej tij appeared first on Telesport.