Giorgio Chiellini, drejtor i strategjisë futbollistike te Juventusi, foli në Torino me rastin e çmimit “Ussi – Sportivi Piemontes” i vitit 2025, ku u nderua si drejtues: “Sigurisht që nuk do të bëhem trajner dhe nuk do të rikthehem të luaj. Ajo që do të ndodhë nuk mund të parashikohet, por kjo është fusha që më tërheq më shumë dhe më ka interesuar gjithmonë. E kam zhvilluar përmes studimeve dhe viteve të fundit të karrierës. Futbolli është bota ime dhe zona menaxheriale është ajo që preferoj pas tërheqjes”.
Për hyrjen në federatë, ish-kapiteni bardhezi shtoi: “Duhet ta falënderoj Francesco Calvon, që e mbante këtë rol para meje. Është një rrugëtim thelbësor për të mësuar gjëra të reja. I njoh dinamikat, por t’i jetosh nga brenda është tjetër gjë. Shpresoj të sjell më shumë kontribut nga fusha, në një kontekst ku ka pak të tillë, për disa përmirësime konkrete që futbolli italian ka nevojë”.
Në fund, për ndeshjen e radhës ndaj Romës: “Shpresojmë të festojmë një Krishtlindje të mirë, të shtunën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme”.
The post Chiellini: Nuk do të bëhem trajner. Fitorja ndaj Romës, dhuratë për Krishtlindje appeared first on Telesport.











