Chiellini: Lëndimi nuk i ndryshon planet me Vlahovic, Yildiz ka kontratë afatgjatë

Giorgio Chiellini, drejtor te Juventusi, foli para sfidës së Kupës së Italisë ndaj Udinese, e fituar 2-0: “Është një ndeshje që duhet përballuar me përgjegjësi dhe seriozitet. Duam të bëjmë mirë dhe t’u japim vazhdimësi fitoreve”.

Për Yildız shtoi: “Ajo që po bën nuk na surprizon. Kemi shumë vlerësim për të. Është aq special, sa ka nevojë për më shumë kohë se të tjerët. Ka kontratë afatgjatë dhe jemi të bindur se do të jetë pjesë e Juventusit në të ardhmen”.

Dusan Vlahovic do të mungojë për shkak të një dëmtimi të rëndë: “Është mungesë e rëndësishme, më vjen keq për të. I uroj shërim të shpejtë, kjo është mundësi për të tjerët. Rinovimi? Do të flasim me Dusan, lëndimi nuk i ndryshon planet e merkatos. Ka respekt të ndërsjellë”.

Për merkaton e janarit, Chiellini tha: “Comolli ka folur së fundi për këtë, nëse del ndonjë mundësi, do ta shfrytëzojmë. Dhjetori është i rëndësishëm; janari është ende larg”.

The post Chiellini: Lëndimi nuk i ndryshon planet me Vlahovic, Yildiz ka kontratë afatgjatë appeared first on Telesport.