Para ndeshjes ndaj Udineses, Giorgio Chiellini, drejtues dhe simbol i Juventusit, foli për situatën në klub: “Duhet ta falënderojmë Igor Tudor për punën e rëndësishme që bëri, sezonin e kaluar na kualifikoi në Champions League. Vendimi për largimin e tij u mor në marrëveshje me klubin.
Besojmë se skuadra mund të bëjë mirë. Spalletti është një trajner i madh, me përvojë dhe lojë moderne, por prisni, ende s’ka firmë. Tani duhet të flasim me pikë, jo me fjalë. Falënderoj Brambilla që drejtoi përballjen me Udinese dhe të shohim drejt së ardhmes”.
Chiellini shtoi: “Shkarkimi i Tudor ishte i dhimbshëm, kjo nuk është në ADN-në e Juventusit. Ka keqardhje sepse trajneri e donte shumë këtë projekt. Ky do të jetë sezon tranzicioni për të ndërtuar bazat e një Juventusi fitues. Mungojnë edhe 30 ndeshje, gjithçka është ende e hapur. Drejtori i ri sportiv? Do ta njoftojmë në javët e ardhshme, pasi mungon ende në organigramë”.
The post Chiellini: Faleminderit Tudor, shkarkimi ishte i dhimbshëm. Spalletti, trajner i shkëlqyer appeared first on Telesport.










