Chicago Bulls kanë krijuar një prej rikthimeve më të çmendura në historinë e NBA.
12 sekonda para përfundimit të ndeshjes, LA Lakers po udhëhiqte me pesë pikë diferencë, 115-110.
Por Bulls assesi nuk e kishte ndërmend të dorëzoheshin, pavarësisht se një rikthim brenda aq pak sekondave, dukej i pamundur.
Pasi fillimisht realizojnë 3 pikë, duke e ngushtuar në dy diferencën, Chicago e vjedhin shpejt topin, kur kishin ngelur edhe 8 sekonda lojë dhe Coby White godet menjëherë treshen tjetër, për epërsi 105-106, raporton Klankosova.tv
LA del shpejt para pas një ‘Time-Out’ dhe arrijnë ta rikthejnë avantazhin me anë të Austin Reaves në 107-106, duke lënë vetëm 3 sekonda lojë.
Josh Giddey pranon topin dhe nga më larg se gjysma e fushës gjuan, për të shënuar dhe vendosur fitoren e ‘çmendur’ 109-107.


LA Lakers madje në çerekun e fundit, kishin epërsi edhe prej 18 pikëve, 96-78, njofton Klankosova.tv
Më poshtë mund ta shikoni momentin kulminant, kur Giddey vulos triumfin.