CHEWITS – KAMPION NË SHIJE DHE ARGËTIM

Që nga vitet ’60, Chewits ka sjellë buzëqeshje dhe momente të paharrueshme për fëmijë dhe të rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Si një nga karamelet e para të buta, Chewits u bë shpejt pjesë e kujtimeve të fëmijërisë për breza të tërë.

Ajo që e bën Chewits të veçantë është se nuk është thjesht një karamele – është një përjetim, një ndjesi që mbetet gjatë në mendje, sidomos te më të vegjlit.

Sot, paketimet karakteristike të Chewits janë ndër më të shiturat në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ky brend është i pranishëm edhe në tregje ndërkombëtare si: Britania e Madhe, Irlanda, Malta, Ukraina, Lituania, Letonia, Estonia, Bjellorusia, dhe së fundmi – edhe në Kosovë.


Me mbi 500,000 ndjekës në rrjetet sociale, Chewits vazhdon të ruajë një vend të veçantë në botën e ëmbëlsirave – gjithmonë e freskët, gjithmonë ndryshe.

Pse Chewits është ndryshe?

✔ Përmban lëng frutash natyral
✔ Pa ngjyra apo aroma artificiale
✔ Pa yndyrna të hidrogjenizuara
✔ Pa konservues
✔ E përshtatshme për vegjetarianë – disa lloje edhe për veganë
✔ Opsione me përmbajtje të reduktuar të sheqerit
✔ Më pak kalori për porcion krahasuar me shumë produkte konkurrente

Tani edhe në Kosovë!

Pas suksesit në tregje ndërkombëtare, Chewits tashmë është në dispozicion edhe për konsumatorët në Kosovë. Në një popullatë të re, dinamike dhe gjithnjë e më të orientuar drejt produkteve cilësore e autentike, Chewits gjen vendin e duhur në raftet e tregjeve tona.

Shijet me fruta të Chewits janë të dashura për fëmijët, por edhe për të rriturit që kërkojnë një kënaqësi të veçantë apo thjesht një pushim të ëmbël gjatë ditës. Ideale për çantën e shkollës, zyrën apo një shëtitje të zakonshme – Chewits është gjithmonë aty për t’i dhënë një moment gëzimi ditës suaj.