Chelsea zyrtarizon Liam Rosenior, ja fjalët e para të trajnerit të “blues”: Detyra ime të mbroj identitetin e klubit

Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i përulur që jam emëruar trajner i Chelsea. Ky është një klub me një shpirt unik dhe një histori krenare fitimi trofesh”. Është kjo deklarata e dhënë pak më parë nga Liam Rosenior, trajneri i ri i ekipit londinez.

Klubi ka zyrtarizuar ardhjen e 41-vjeçarit në stolin e “Stanford Bridge”, duke zëvendësuar Enzo Maresca. “Puna ime është të mbroj këtë identitet dhe të ndërtoj një ekip që pasqyron këto vlera në çdo ndeshje që luajmë, duke vazhduar të fitojmë trofe”.

“Të më besohet ky rol do të thotë gjithçka për mua. Dua të falënderoj të gjithë të përfshirët për mundësinë dhe besimin që kanë vendosur në këtë rol. Do të jap gjithçka për t’i sjellë këtij klubi suksesin që meriton”, Liam Rosenior.

Më tej, ai komentoi: “Unë besoj thellësisht në punën në grup, unitetin, solidaritetin dhe punën për njëri-tjetrin. Këto vlera do të jenë në zemër të gjithçkaje që bëjmë. Ato do të jenë themeli i suksesit tonë”.

“Jam i emocionuar që punoj me këtë grup lojtarësh dhe staf jashtëzakonisht të talentuar, për të ndërtuar lidhje të forta brenda dhe jashtë fushës. Për të krijuar një mjedis ku të gjithë ndihen të bashkuar dhe të shtyrë nga i njëjti qëllim”, tha Rosenior.

Ekziston një uri e vërtetë për fitore dhe unë do të jap gjithçka, çdo ditë, për ta ndihmuar këtë ekip të garojë dhe të fitojë në nivelin më të lartë, për t’u siguruar që të gjithë janë të bashkuar dhe krenarë që janë pjesë e Chelsea”, tha ish-trajneri i Strasbourg.

Dua që tifozët tanë të jenë krenarë për atë që jemi dhe atë që përfaqësojmë në çdo ndeshje që luajmë. Ata janë shpirti i këtij klubi të madh, historik dhe madhështor futbolli. Mezi pres t’ju takoj të gjithëve. Mezi pres të filloj”, tha Liam Rosenior.

The post Chelsea zyrtarizon Liam Rosenior, ja fjalët e para të trajnerit të “blues”: Detyra ime të mbroj identitetin e klubit appeared first on Telesport.