Pas shkarkimit të befasishëm të Enzo Maresca më 1 janar, Chelsea duket se ka piketuar zëvendësuesin perfekt të italianit. bëhet fjalë për Liam Rosenior, ish-mbrojtësi anglez me një karrierë jo shumë të spikatur si lojtar, por si trajner po bën mjaft mirë te francezët e Strasbourg.
41-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në fakt, me suksesin e arritur të Strasborug, përfshirë këtu paraqitjet në Ligue 1, por edhe në Conference Leage, ku fazën e grupeve e mbylli në vend të parë.
Ndërkohë, “L’Equipe” zbulon se Strasbourg po ndjek disa emra për të gjetur trajnerin e tyre të ri, deri tani përfliten si kandidatura kryesore: Brian Barry-Murphy i Cardiff City dhe Callum McFarlane i Chelsea U21.
The post Chelsea zgjedh trajnerin e ri pas shkarkimit të Maresca, vjen nga Franca appeared first on Telesport.










