Chelsea vihet pas mbrojtësit të Milanit. Oferta e parë 40 mln euro, kuqezinjtë duan 60 mln euro

Strahinja Pavlovic ka bërë një sezon të mirë te Milan, duke zgjuar interesimin e disa klubeve të njohura. “CalcioMercato.it” zbulon se qendërmbrojtësi serb ka përfunduar në radarin e Chelsea-t.

Sipas raportimit në fjalë, londinezët janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për transferimin e Pavlovic, kontrata e të cilit me Milanin skadon në vitin 2028. Në anën tjetër, kuqezinjtë pretendojnë për një shifër të më të lartë, rreth 60 milionë euro.

Por, jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve mes palëve dhe është mëse e mundur që të gjehet gjuha e përbashkët gjatë merkatos së verës.

The post Chelsea vihet pas mbrojtësit të Milanit. Oferta e parë 40 mln euro, kuqezinjtë duan 60 mln euro appeared first on Telesport.