Chelsea, tifozët mbështesin Maresca pas përplasjeve me klubin: Dua më të mirën për ekipin, u jam mirënjohës

Kualifikimi i Chelsea në gjysmëfinalet e Carabao Cup nuk ishte i lehtë. Një fitore e ardhur në minutat e fundit për “blues”, ndërkohë që trajneri Enzo Maresca ka falënderuar tifozët që e brohoritën emrin e tij pas fitores ndaj Cardiff.

Ishte një moment i shkëlqyer, e vlerësoj, i jam gjithmonë mirënjohës. E kam thënë shumë here, në shumë konferenca për shtyp, mbështetja e tyre ka qenë gjithmonë aty për mua dhe skuadrën edhe kur kemi humbur”, tha italiani.

Në disa momente, kur nuk kemi fituar, ata nuk kanë qenë të lumtur, por është normale. Por në përgjithësi, tifozët kanë qenë gjithmonë aty“, shtoi Maresca.

Më tej, trajneri i Chelsea falënderon skuadrën për impenjimin në fushë: “Jam shumë i lumtur, veçanërisht për përpjekjen e lojtarëve. Futbolli është plot me këto ndeshje të vështira, kështu që duhet t’i kushtoni vëmendje dhe ne bëmë një ndeshje të mirë”.

Pa top, ishim mjaft të mirë, me top, luftuam pak për të krijuar raste në pjesën e parë për shumë arsye. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë me topin. Ishte një ndryshim i madh midis pjesës së parë dhe asaj të dytë, mënyra se si sulmuam gjithashtu. Bëmë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen”, tha Maresca.

Për tre gjysmëfinalet që Chelsea ka arritur nën drejtimin e tij, ai komentoi: “Po shkojmë në drejtimin e duhur. Çdo gjë që bëj është sepse dua më të mirën për klubin, për tifozët, për të gjithë. Fokusi ishte gjysmëfinalja dhe e arritëm”.

The post Chelsea, tifozët mbështesin Maresca pas përplasjeve me klubin: Dua më të mirën për ekipin, u jam mirënjohës appeared first on Telesport.