Janë mbyllur takimet e mbrëmjes në Champions League. Supersfida mes Chelsea-s dhe Barcelonës e luajtur në “Stamford Bridge” është fituar 3-0 nga londinezët. Pas dy golave të shënuar nga Enzo Fernandez, por të anulluar për prekje të topit me dorë dhe pozicion jashtë loje, rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të. Pas një kombinimi të bukur në zonë dhe pasimit të Cucurella për Estevao, në rrëmujë e sipër, Jules Kounde e dërgon në portën e tij. Në fund të pjesës së parë, Barcelona mbetet me 10 lojtarë, pasi Ronald Araujo mori dy kartonë të verdhë në pak minuta.
Në minutën e 54-të, Estevao tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur, pas një pasimi të marrë nga kapiteni Reece James dhe pasi u fut bukur në zonë duke kaluar mbrojtjen e Barcelonës, e dërgoi topin në rrjetë.
I sapofuturi në fushë, Liam Delap shënon golin e tretë për Chelsea-n në minutën e 75-të, duke fundosur përfundimisht Barcelonën. Pas një kombinimi të bukur Pedro Neto-Enzo Fernandez-Delap, anglezi shtyn topin në rrjetë. Ndërhyn VAR, goli është i rregullt.
Surpriza e mbrëmjes vjen nga “Etihad”, aty ku Manchester City është mposhtur 0-2 nga Leverkusen. Për gjermanët shënoi Alejandro Grimaldo në pjesën e parë, ndërsa Patrick Schick dyfhsoi shifrat me kokë në minutën e 54-të.
Në Velodrome, edhe pse kaloi i pari në avantazh që në minutën e 6-të me Harvey Barnes, Neëcastle është mposhtur 2-1 nga Marseille. Francezët përmbysën shifrat në fillim të pjesës së dytë me dy golat e shpejtë të Aubameyang 46′ dhe 50′.
The post Chelsea “spektakël” ndaj Barcelonës, Leverkusen bën për “Aspirina” Guardiolën. Newcastle “digjet” në Velodrome (golat) appeared first on Telesport.











