Mesa duket më në fund, Chelsea do të “shpëtojë” njëherë e mirë prej Raheem Sterling. Sulmuesi anglez është lënë jashtë ekipit të parë që në fillim të sezonit nga Enzo Maresca dhe italiani nuk ka ndërmend të ndërrojë mendim.
Në këtë situatë largimi i 31-vjeçarit është i pashmangshëm gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi anglez ka nisur kontaktet e drejtpërdrejta me dy ekipet e njohura të Premier League: Crystal Palace dhe Fulham.
Kontrata e Sterling me Chelsea-n skadon në vitin 2027 dhe sigurisht që klubi londinez nuk do të pranojë largimin e tij falas, por me shumë mundësi do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.
The post Chelsea “shpëton” nga Raheem Sterling, dy ekipe të Premier League në garë për sulmuesin appeared first on Telesport.













