Chelsea-s i “mungon” ky lojtar për të fituar PL dhe Champions, e gjen te Barcelona

Pasi fitoi Kupën e Botës për Klube, Chelsea synon të fitojë Premier League dhe Champions League në sezonin e ri. Për të plotësuar suepr ekipin që ka, Enzo Maresca kërkon dhe një përforcim në mesfushë, ku ka piketuar yllin e Barcelonës, Fermin Lopez.

Trajneri italian i “Bluve” është i bindur që Fermin Lopez është lojtari që i mungon mesfushës së Chelsea-s dhe do të ishte përforcimi ideal për këtë repart. Drejtuesit e Chelsea-s janë të gatshëm të nisin një ofertë mbi 50 milionë euro për të bindur drejtuesit e Barcelonës për të lënë të lirë 22-vjeçarin spanjoll. Në rast refuzimi nga drejtuesit e Barcelonës, londinezët janë të gatshëm të rrisin edhe më shumë ofertën.

Edhe pse sezonin e fundit nuk ishte një titullar i rregullt në formacionin e Hansi Flick, fermin Lopez ka treguar aftësi të mëdha në fushë dhe jo më kot ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Chelsea-s.

Nga ana tjetër, vetë lojtari edhe pse ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar te katalanasit, sipas burimeve afër të tij, nuk e përjashton mundësinë për të gjetur një ekip të ri, ku mund të jetë titullar dhe protagonist.

The post Chelsea-s i “mungon” ky lojtar për të fituar PL dhe Champions, e gjen te Barcelona appeared first on Telesport.