Era dhe humori mund të ndryshojnë shpejt. Më pak se dy javë më parë, Chelsea vlerësohej si kandidat për Champions League dhe Premier League, pas paraqitjeve të shkëlqyera kundër Barcelonës dhe Arsenalit (ndaj këtij të fundit luajti për më shumë se gjysmën e ndeshjes me 10 lojtarë). Tri ndeshje më vonë, megjithatë, janë rikthyer dyshimet për Enzo Maresca dhe menaxhimin e një skuadre të re si ajo e “Blues”.
Trajneri italian, i shpallur më i miri muajit në Premier League për nëntorin, u shfaq i qetë. “Nuk do ta ndryshojmë sezonin sepse nuk morëm pikët që prisnim. Jam plotësisht i qetë”, – tha para sfidës me Evertonin, skuadër që nuk ka fituar asnjë nga 30 ndeshjet e fundit të Premier League në “Stamford Bridge”.
Vëmendja është edhe te Cole Palmer, pas dëmtimit në ijë. “Po, është mirë. Po përmirësohet, aktualisht është i gatshëm. Të enjten e përfundoi stërvitjen me ndjesi të përziera, por në përgjithësi është mirë”, – siguroi Maresca.
The post Chelsea rigjen yllin e vet, Maresca: Po përmirësohet, e shoh gati për Evertonin appeared first on Telesport.











