Chelsea përgatit çmendurinë, gati ta bëjë Vinicius blerjen më të shtrenjtë në Premier League

Në Madrid situata nuk është e thjeshtë mes Realit dhe Vinicius. Viti 2025 nuk ka qenë në nivelin e viteve të mëparshme të brazilianit. Ardhja e Xabi Alonso, me të cilin nuk ka pasur asnjë lidhje, në pankinën e “Los Blancos” e ka komplikuar situatën. Tifozët e kanë fishkëllyer disa herë, ndërsa lojtari ka hequr edhe referencat e Realit nga rrjetet sociale. Kjo ndodh në mes të negociatave, tani të bllokuara, për rinovimin e kontratës që skadon më 2027. Chelsea, shkruan “The Guardian”, është duke vigjëluar.

Kriza lidhet me rënien e golave dhe konflikte me ambientin. Vinicius shënoi vetëm 13 gola më 2025, larg nivelit të një “Topi të Artë”. Performancat e tij irrituan tifozët e “Bernabeu”. Nga fishkëllimat e tifozëve te reagimi nervoz i lojtarit, marrëdhënia duket e prishur. Sitauata kontraktuale shton tensionin, marrëveshja aktuale skadon në qershor 2027 dhe dallimet ekonomike kanë bllokuar rinovimin.

Sipas “The Guardian”, Chelsea i Todd Boehly është gati të përfitojë menjëherë, edhe në janar, me një ofertë rekord: 135 milionë paund (rreth 160 milionë euro), që do ta bënte Vinicius blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Real Madridi rrezikon ta humbasë falas brenda 18 muajsh. Nëse firma e rinovimit nuk vijon shpejt, shitja verën e ardhshme duket më e mundshme.

The post Chelsea përgatit çmendurinë, gati ta bëjë Vinicius blerjen më të shtrenjtë në Premier League appeared first on Telesport.