Chelsea pa yllin e skuadrës, Maresca nuk e grumbullon për ndeshjen e sotme në Champions League

Sulmuesi anglez Cole Palmer nuk ka udhëtuar me skuadrën e Chelsea drejt Italisë, ku sot londinezët do të luajnë ndaj Atalanta në Champions League.

Trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se sulmuesi anglez po pushon si pjesë e rikuperimit të tij nga një dëmtim i gjatë.

Palmer fillimisht mungoi për shkak të një problemi në ijë dhe më pas për një javë shtesë pasi theu një gisht të këmbës në shtëpi.

23-vjeçari bëri ndeshjen e tij të parë si titullar për “blues” që nga shtatori në barazimin pa gola të së shtunës kundër Bournemouth.

Maresca tha: “Cole është ende në procesin e rikuperimit 100% të formës së tij. Ai nuk është i disponueshëm, nuk mund të luajë dy ndeshje radhazi në tre ditë”.

Kështu që e planifikuam këtë pushim në mesjave dhe është vetëm një mënyrë për ta mbrojtur Cole nga dëmtimi”, shtoi Maresca.

Liam Delap gjithashtu mungon pasi dëmtoi një shpatull në Bournemouth, por Maresca pati një përditësim pozitiv për sulmuesin.

Liam, për fat të mirë nuk ka ndonjë frakturë, kështu që ky është një lajm i mirë,” shtoi italiani.

The post Chelsea pa yllin e skuadrës, Maresca nuk e grumbullon për ndeshjen e sotme në Champions League appeared first on Telesport.