Chelsea ofron 65-68 milionë euro për yllin e Serisë A, por merr refuzimin direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus ka refuzuar së fundmi ofertën e Chelsea-s, e ardhur për yllin e bardhezinjve Kenan Yildiz. Klubi londinez ka ofruar 65-68 milionë euro për kartonin e mesfushorit turk, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, nuk janë menduar fare dhe e kanë refuzuar direkt ofertën e Chelsea-s.

Gjatë muajit qershor, ishin Barcelona dhe Bayern Munich që shprehën interesin e tyre për Yildiz, dhe ishin të gatshme të ofronin deri në 70 milionë euro, por sërish u refuzuan nga Juventus.

Duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha, Juventus po nxiton të rinovojë me Kenan Yildiz, kontrata aktuale të cilit skadon në vitin 2029. Drejtuesit bardhezi i kanë propozuar rinovim plus një rritje e ndjeshme rroge, për ta kthyer në lojtarët më të paguar të ekipit.

The post Chelsea ofron 65-68 milionë euro për yllin e Serisë A, por merr refuzimin direkt appeared first on Telesport.