Koha e festimeve ka përfunduar te Chelsea. Pas disa blerjeve të rëndësishme të bëra këtë verë klubi londinez do të nisë nga puna për të larguar lojtarët e tepërt. Dhe lista është e gjatë, me të paktën 15 emra.
E përditrshmja “The Atletic” ka zbuluar listën e lojtarëve që Chelsea synon të shesë këtë verë. Mundësisht t’i shesë përgjithnjë dhe jo t’i largojë me huazime. I pari në listë është Joao Felix, që është afër një rikthimi te Benfica.
Në listë janë edhe emrat e Ben Chilwell, Axel Disasi, Lesley Ugochukwu, Renato Veiga, Armando Broja, Alfie Gilchrist dhe Raheem Sterling. Këta janë lojtarët që kanë më shumë kërkesa për momentin.
Në total, rreth 15 lojtarë pritet të largohen nga klubi londinez. Portali britanik shton se Christopher Nkunku, një objektiv i kohëve të fundit i Bayern Munich dhe Manchester United, gjithashtu nuk do të qëndrojë nën urdhërat e Enzo Maresca.
Ndërkohë, Carney Chukwuemeka është afër bashkimit me Borussia Dortmund, por gjermanët synojnë një huazim me mundësi blerjeje, ndërsa “blutë” do të preferonin një transferim të përhershëm.
Nicolas Jackson gjithashtu mund të largohet nëse do të mbërrinte një ofertë bindëse. Noni Madueke është afër transferimit tek Arsenal dhe transferimi i tij do të sjellë 60 milionë euro.
Klubi i Todd Boehly planifikon të dërgojë disa lojtarë në huazim te Strasburgu, një nga klubet e tij satelitore. Ishe Samuels-Smith (me vlerë pak më shumë se 9 milionë euro), Kendry Paez, Aaron Anselmino dhe Mike Penders mund të transferohen në Alsace.
The post Chelsea nis spastrimin, 15 lojtarë do të lënë klubin londinez në merkaton e verës, edhe Broja në listë appeared first on Telesport.