Chelsea ngec në shtëpi ndaj Crystal Palace, Nottingham Forest e nis në mënyrën më të bukur sezonin e ri

Chelsea e ka nisur me barazim sezonin e ri në Premier League, duke mos shkuar më shumë se 0-0 ndaj Crystal Palace në “Stamford Bridge”. Episodi kryesor i ndeshjes ndodhi në minutën e 13-të, kur VAR anulloi golin e bukur të Eberechi Eze nga goditja e dënimit. VAR e arsyetoi këtë vendim me faktin që Marc Guehi nuk kishte respektuar distancën me murin.

Pjesa tjetër e ndeshjes nuk solli ndonjë gjë të veçantë dhe as ndryshim të rezultatit. Të dyja ekipet duhet të kënaqen me 1 pikë në këtë javë të parë të PL.

Në sfidën tjetër, Nottingham Forest i drejtuar nga Nuno Santo e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke fituar 3-1 në shtëpi ndaj Brentford. Chris Wood shënoi dy herë brenda pjesës së parë 5′, 45+2′, Dan Ndoye 42′. Igor Thiago shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për miqtë në minutën e 78-të. SHIKOGOLAT

The post Chelsea ngec në shtëpi ndaj Crystal Palace, Nottingham Forest e nis në mënyrën më të bukur sezonin e ri appeared first on Telesport.