Chelsea në rrezik, Marc Cucurella-n e duan në Madrid. 45 mln euro direkt plus 10 të tjera bonuse

Marc Cucurella është një titullar i padiskutueshëm te Chelsea, por spanjolli mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me “Blutë”.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se 27-vjeçari i krahut të majtë ka përfunduar në radarin e Atletico Madridit. “Colchoneros” e shohin spanjollin si përforcimin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.

Vlera në treg e Cucurella është rreth 50 milionë euro, gjithmonë sipas Transfermarkt.com. Ndërkohë, sipas raportimeve dhe burimeve të ndyshme nga Spanja, Atletico Madrid është e gatshme të ofrojë 45 milionë euro direkt për mbrojtësin e majtë dhe 10 milionë euro të tjera bonuse.

Një ofertë e kënaqshme, megjithatë largimi i Cucurella nga Chelsea nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur rëndësinë që ka te londinezët. Kontrata e spanjollit me Chelsea-n skadon në qershor të vitit 2028.

The post Chelsea në rrezik, Marc Cucurella-n e duan në Madrid. 45 mln euro direkt plus 10 të tjera bonuse appeared first on Telesport.