Chelsea ka zyrtarisht 74 akuza nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA).
Këto akuza të drejtpërdrejta kanë të bëjnë me shkelje të rregullave të kryera gjatë periudhës 2010-2016, kur klubi ishte në pronësi të bilionerit Roman Abramovich.
Kjo situatë problematike për klubin anglez vë në dyshim sukseset më të mëdha të skuadrës, me 5 tituj kampionë, 2 Liga të Kampionëve, 2 Liga të Evropës, 5 Kupa FA dhe 3 Carabao Cup.
Agjentët e futbollit kanë shkelur disa rregulla gjatë merkatos, ndërkohë që përmenden edhe akuza për përfshirjen e palëve të treta në investime për lojtarë, veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të pandershme në financat e klubit.
The post Chelsea merr 74 akuza direkte, epoka Abramovich me dilema? appeared first on Telesport.