Chelsea me një këmbë në ‘Champions’ falë fitores së madhe përballë Man United

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në garën e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur 1-0 Manchester Unitedin në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.

Ishte minuta e 16-të e takimit kur Harry Maguire mendoi se kishte shënuar nga një asistim i Bruno Fernandes, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Më pas, Chelsea kishte një situatë që mund të jetë dëmtuar nga gjyqtari dhe VAR-i.

Në minutën e 29-të, Enzo Fernandez lëshoi një goditje të fuqishme, ndërsa topi që po shkonte në drejtim të portës u ndal nga dora e Rasmus Hojlund.

Gjqyatri dhe dhoma e VAR-it heshtën, ndërsa lojtarët e Chelseat filluan të protestonin.

Në minutën e 45+1-të, Cole Palmer lëshoi një goditje që u bllokua, por që topi shkoi në këmbët e Enzo Fernandez që nuk arriti të shënonte nga afërsia, por që ishte në një pozicion të dyshimtë jashtë loje.

Tyrique George simuloi në zonë, ndërsa gjyqtari dha penallti, por që kur shkoi në monitorin e VAR-it, u pa që talenti i bluve kishte simuluar.

Marc Cucurella doli të ishte heroi i ndeshjes, kur u asistua nga Reece James, duke shënuar me kokë në minutën e 71-të për 1-0.

Chelsea mori zemër, duke sulmuar në vazhdimësi portën e Manchester United, mirëpo shifrat mbetën të pandryshuara.

Me këtë fitore, Chelsea kthehet në vendin e katërt me 66 pikë, ndërsa Manchester United po e mbyll sezonin më të dobët në histori të tyre me vetëm 39 pikë nga 37 xhiro.

Në xhiron e fundit, skuadra londineze do të ketë duel direkt me Nottinghamin për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa Man United do të përballet me Aston Vilan. /Telegrafi/