Chelsea dhe PSG po përballen në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey. Minutat e para të supersfidës kanë qenë më të mira për anglezët, të cilët kanë dominuar lojën dhe kanë pasur më shumë raste.
Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të nga Cole Palmer. Malo Gusto pasi i merr topin në krah Nuno Mendes shkon drejt portës, provon të shënojë vetë në tentativën e parë, nuk ia del, në të dytën, pason për Cole Palmer, i cili dërgon topin në rrjetën e Donnarumma-s.
Në minutën e 29-të, ishte sërish Cole Palmer që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, që u finalizua në mënyrën e duhur.
Tani pritet reagimi i francezëve të cilët konsideroheshin si favoriti kryesor për ta fituar këtë finale, por fusha e lojës deri tani ka treguar të kundërtën.
The post Chelsea “leksione” PSG-së, Cole Palmer dy gola për 7 minuta ndaj francezëve appeared first on Telesport.