Chelsea kryen punën ndaj Legias në përballjen e parë, prek gjysmëfinalen

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Legias si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Konferencës.

Londinezët e kontrolluan ndeshjen, por nuk pjesën e parë kishin vetëm një rast, me Kiernan Deësbury-Hall që rrezikoi, por portieri Kacper Tobiasz ishte në vend. 

Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea arriti që të shënojë golin e parë. Tyrique George arriti të gjejë portën për 1-0.

ImageImage 

Në minutën e 57-të, Jadon Sancho asistoi te Noni Maduek, i cili shënoi për 2-0. 

Chelsea fitoi penallti në minutën e 73-të, por që Christopher Nkunku u ndal nga Tobiasz. 

Pas një minute, dyshja Sancho – Madueke doli sërish në skenë me këtë të dytin që gjeti golin e dytë personal për 3-0. 

ImageImage

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Chelsea mori një fitore të rëndësishme në përballjen e parë.