Chelsea, kampion në Conference League/ Anglezët mundin Real Betis me përmbysje

Chelsea është kampion në Conference League për sezonin 2024-2025.

Skuadra angleze mposhti në finale spanjollët e Real Betis, me rezultatin e thellë 1-4.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll në favor të spanjollëve me gol të Ezzalzouli, londinezët shpërthyen në 45 minutat e dyta, duke realizuar 4 gola.

Fernandez, Jackson, Sancho dhe Caicedo vulosën fitoren e Chelsea.