Interesimi i Chelsea për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, duket shumë serioz.
Është tani një nga mediumet më të mëdha britanike, ‘Daily Maily’, që raporton se ‘blutë’ e Londrës këtë fundjavë do të jenë në Holandë, për të përcjellë nga afër 23 veçarin, në sfidën mes Ajax dhe Heerenveen.
“Chelsea këtë fundjavë do të monitorojë reprezentuesin e Kosovës, Arbër Zeneli, para një transferimi të mundshëm rreth pesë milionë euro”, shkruan mediumi britanik.
Mesfushori i krahut që paraqitet në radhët e Heerenveen me paraqitjet e mira ka tërhequr interesim nga shumë skuadra të Evropës.
Javë më parë interesimi nuk ka munguar as nga Itali, konkretisht nga skuadra Fiorentina dhe Genoa.
Zeneli ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me skuadrën holandeze, kurse këtë afat mund të lejohet largimi i tij për një shumë që kap pesë milionë euro.
23 vjeçari nga Mitrovica, ka qenë në mesin e lojtarëve më të mirë të Kosovës në suksesin në Ligën e Kombeve.