Skuadra e Chelsea renditet e vetme në vendin e dytë të Premier League pas ndeshjeve të javës së tretë, 2 pikë pas kryesuesve të Liverpool. Një skenar që duket i ngjashëm me atë të një viti më parë edhe pse për trajnerin Enzo Maresca është një kampionat tjetër.
Londinezët fituan 2-0 ndaj Fulham në ndeshjen e fundit, ku sërish mungoi sulmuesi Cole Palmer, që trajneri italian e konsideron shumë të rëndësishëm. “Kemi shënuar 5 gola ndaj West Ham e 2 ndaj Fulham pa Cole, por vazhdoj të them se jemi një ekip shumë më i mirë kur luan ai”, tha Maresca.
“Kur Palmer nuk është në lojë, duhet të gjejmë zgjidhje të ndryshme”, tha Maresca, që në lidhje me dyshen e re të sulmit Liam Delap dhe Joao Pedro, shtoi: “Kemi qenë ekipi me më shumë ndryshime nga vjet. Nuk po kërkoj vetëm dy lojtarë për të luajtur çdo ndeshje, po kërkoj zgjidhje të ndryshme”.
“Sigurisht që ata mund të luajnë së bashku, por është plani i lojës që do të vendosë nëse është një apo të dy. Do ta shohim nga ndeshja në ndeshje”, shtoi Maresca. Për merkaton dhe lojtarët e tepërt, ai tha: “Nuk kam asnjë ide. Do ta shohim kur të mbyllet afati kalimtar dhe do të vendosim“.
The post Chelsea i dyti, Maresca: Jemi një ekip edhe më i mirë kur luan Palmer, pa të duhet të gjejmë zgjidhje të ndryshme appeared first on Telesport.